CEO i Nvidia thotë se Europa qëndron prapa SHBA-së dhe Kinës në inteligjencë artificiale
23 Tetor 2024, by PCWorld
Bashkimi Europian qëndron pas SHBA-së dhe Kinës në investimet në inteligjencë artificiale tha CEO i prodhuesit më të madh në botë të çipeve AI Nvidia.
Ndërsa ekzistojnë disa kompani AI në Europë si Mistral në Francë dhe Aleph Alpha në Gjermani, blloku aprovoi rregulloren e parë në botë që mbikëqyr AI në muajin Gusht.
“BE-ja duhet të rrisë ritmin e progresit në AI,” tha CEO i Nvidia Jensen Huang gjatë një vizite në Kopenhagen. “Në çdo vend të botës ka një zgjim përballë realitetit se të dhënat tashmë janë një thesar kombëtar.”
Huang ishte në Danimarkë për të lançuar një superkompjuter të ri quajtur Gefion, i cili përmban 1,528 njësi grafike përpunimi dhe është ndërtuar nga Nvidia në bashkëpunim me Novo Nordisk Foundation dhe Fondin Danez të Eksportit dhe Investimit.
Danimarka synon ta përdorë superkompjuterin për zbulimin e barnave të reja, diagnozën e sëmundjeve dhe trajtimin e sfidave të ndryshme të shëndetit.
“Epoka e zbulimeve të barnave me mbështetjen e kompjuterëve do të fillojë brenda kësaj dekade,” tha Huang. “Kjo do të jetë dekada e biologjisë dixhitale.”
/PCWorld Albanian
Shitja e 79 milionë dollarëve ETF Bitcoin i jep fund lëvizjes 2-javore të demave
23 Tetor 2024, by PCWorld
Investitorët institucionalë kanë ndërprerë marshin e tyre të blerjes së BTC ndërsa çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë po konsolidohet.
Hyrjes e ETF-ve Bitcoin ishin negative për herë të parë në dy javë sipas të dhënave nga firma Britanike e investimit Farside Investors.
Çmimi i BTC ka marrë goditjen e rënies së kërkesës institucionale edhe pse kriptomonedha qëndron 10 përqind nga niveli rekord.
ETF-ja AARK 21Shares e BTC pati humbje prej 134 milionë dollarësh. Ndërkaq ETF-ja më e madhe në botë, Black iShares Bitcoin ETF, regjistroi 43 milionë dollarë hyrje, dukshëm më pak sesa 329 milionë dollarë një vit më parë.
Tashmë çmimi i BTC po sillet mes 66-67 mijë dollarë. Hera e fundit që ETF-të regjistruan qarkullim negativ ishte më 10 Tetor ku u shitën 81.1 milionë dollarë.
Krahas kërkesës në SHBA, edhe investitorët Europianë alokuan 100 milionë dollarë në produkte Amerikane. Javën e kaluar hyrjes tejkaluan nivelin e 20 miliardë dollarëve për herë të parë ndërsa asetet e plota krypto nën menaxhim kapin vlerën 65 miliardë dollarë.
/PCWorld Albanian